Shkrimtari dhe gazetari i njohur polak Jakub Zulczyk mund të ballafaqohet deri në tre vjet burg.
Shkrimtari dhe gazetari i njohur polak Jakub Zulczyk mund të ballafaqohet deri në tre vjet burg, për shkak se quajti ‘trap’ presidentin Andrzej Duda në një postim në Facebook në muajin nëntor.
Zulczyk akuzonte presidentin Duda për dështimin e tij që ta kuptojë procesin zgjedhor në SHBA nga një ‘tëeet’ (cicërrimë) i Duda-s ndaj Joe Biden.
Presidenti polak nuk e pranonte fitoren e tij pa e konfirmuar Kolegji Zgjedhor, megjithatë e vlerësoi si ‘fushatë të suksesshme’.
Polonia e ka rregjulluar me ligj se krim është çfardo ofendimi ndaj liderëve shtetërorë dhe religjionit, raporton BBC.
“Joe Biden është president ii 46-të i SHBA-ve. Andrzej Duda është trap”, kishte shkruar Zulczyk në Facebook. is the 46th president of the USA,” he ërote, adding: “Andrzej Duda is a moron.”
Prandaj, ky tekst është vlerësuar si ‘ofendues dhe i papranueshëm’ nga prokurorët.
Shkrimtari Zulczyk tha se ai për të parën herë mësoi për akuzat kundër tij përmes mediave.
Zulczyk,u bë autor i njohur në Poloni me romanin e tij “Blinded by the Lights”(Të verbuar nga Dritat), të cilin e botoi në vitin 2014 dhe më vonë u adaptua në skenar për serial televiziv për platformën amerikane HBO.
Polonia ka nëntë ligje kundër ofendimeve, si ato ndaj simboleve shtetërore të vendit dhe të shteteve të huaja.