Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha të mërkurën se hotelet dhe qendrat tregtare do të rihapen nga 4 maji, ndërsa çerdhet e fëmijëve nga 6 maji si pjesë e lehtësimit të masave kundër përhapjes së Coronavirusit.
Polonia, ekonomia më e madhe në krahun lindor të Bashkimit Evropian, e filloi largimin e disa masave kufizuese edhe në pjesën e parë të prillit me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.
Morawiecki gjithashtu e rikonfirmoi planin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 10 maj ose me një shtyrje prej disa javësh, pavarësisht thirrjeve të partive opozitare që këto zgjedhje të shtyhen për një kohë më të gjatë shkaku i pandemisë.
Ai bëri të ditur se vendimi për largimin e masave të tjera, përfshirë rihapjen e restoranteve, do të merret në një datë tjetër. Polakët ende janë të obliguar që të vendosin maska në hapësira publike, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 24 maj.
Qeveria nuk ka dhënë ndonjë njoftim se kur mund të rihapen kufijtë e vendit, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Deri më tani, në shtetin me 38 milionë banorë janë regjistruar 12,415 raste të koronavirusit dhe 606 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.