Qytetarët e Londrës po largohen për të jetuar në qytete tjera në numra rekorde.
Londra është bërë rajoni i vetëm në Angli ku më shumë qytetarë po largohen se sa po vijnë.
Të dhënat të lëshuara nga Zyra për Statistika Kombëtare ka zbuluar se 340 mijë e 498 persona janë larguar nga Londra vitin e kaluar për të jetuar në vende të tjera, një rritje prej 11% nga viti paraprak, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa pak më shumë se 100 mijë persona kanë ardhur në kryeqytet.
Arsyet thuhet se janë të ndryshme. Krimi është rritur jashtëzakonisht shumë në kryeqytetin britanik.
Gjithashtu çmimi i lartë i jetesës e bën të papërballueshëm Londrën për shumë persona, duke marrë parasysh se pas vendimit për dalje nga BE’ja qyteti i Londrës ka pësuar ekonomikisht.
Londra ka diku 8 milionë e 500 mijë banorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.