×
  • Lajme
  • Botë

    Porsche-ja futet me shpejtësi në trotuar, 4 viktima mes tyre një foshnje

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 23:00

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani ku si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të një mjeti ka shkaktuar 4 viktima të pafajshme.


    Mediat gjermane bëjnë me dije se një makinë e tipit “Porsche” është futur me shpejtësi drejt trotuarit në një rrugë të Berlinit duke lënë të vdekur 4 persona.

    Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se mes viktimave është edhe një foshnjë ndërsa drejtuesi i mjetit që përfshi në aksident së bashku me një pasagjer kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit.

    Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet për sulm ekstremist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!