Qeveria gjermane ka vendosur për të ndihmuar Portugalinë me personel mjekësorë, pasi atje po njihet një shtim i shpejtë i rasteve të infektuara, aq sa spitalet e tejmbushura kanë detyruar autoritete që të dërgojnë disa pacientë drejt Austrisë.
Mediat e huaja shkruajnë se Portugalia i kërkoi ndihmë Gjermanisë pasi zbuloi se vetëm 850 shtretër të rezervuara për të sëmurët me COVID-19 në të gjithë vendin ishin të lira.
“Ne do të mbështesim Portugalinë me staf mjekësor dhe pajisje“, ka deklaruar një zëdhënës i ministrisë gjermane, duke shtuar se detaje të mëtejshme do të zbulohen gjatë javës së ardhshme
Gjermania pritet të dërgojë 27 mjekë dhe infermierë në Portugali për një periudhë tre javore, ndërsa ka vendosur gjithashtu të dhurojë ventilatorë e shtretër për pacientët.
Sakaq, Portugalia ka raportuar 12.482 viktima si dhe 526.411 persona të infektuar që prej fillimit të pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.