Kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite ka kërkuar falje pasi një punëtor ishte përdorur në mes të shpërthimit global të koronavirusit.
Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se njerëzit marrin dezinfektues për duar nga një kuti, në të cilën një burrë qëndron brenda, transmeton Reporteri.net.
Punëtori gjithashtu është i veshur me një maskë fytyre dhe doreza, pasi njerëzit marrin masa shtesë higjiene për të kufizuar përhapjen e koronavirusit i cili ka infektuar mbi 100,000 njerëz në të gjithë globin.
Autoritetet shëndetësore kanë këshilluar njerëzit të përdorin dezinfektues në mes të shpërthimit të koronavirusit, i cili ka simptoma të ngjashme me gripin dhe mund të zhvillohet në pneumoni.
Mbi 4,200 njerëz që kanë testuar pozitivisht për Covid-19 kanë vdekur deri më tani, sipas një raporti të Reuters.
Që nga e Mërkura, 20 njerëz janë diagnostikuar me koronavirusin e ri në Arabinë Saudite. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.