×
  • Lajme
  • Botë

    Pozitiv me Coronavirus, presidenti i Brazilit del në rrugë me motoçikletë

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 14:03

    Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka sfiduar autoritetet, pasi edhe tamponi i tretë e nxori të infektuar me koronavirus.


    Ai ka thyer karantinën, duke dalë me motor në rrugë, pa mbajtur asnjë maskë mbrojtëse.

    Lidhur me këtë xhiro të tij, Bolsonaro ka shkruar se e bëri gjithçka për t’iu treguar qytetarëve dhje mediave se është mirë.

    Po ashtu konfirmon se është trajtuar me hidroksikloronikë, një trajtim i cili po përdoret për Covid-19, ndonëse nuk është miratuar zyrtarisht.

    Tesi i tretë pozitiv u komunikua nga zyra e shtypit të Bolsionaro, mbrëmjen e së mërkurës.

    Për herë të parë ai mësoi se ishte me Covid-19, në 7 korrik.

    Brazili është shteti i dytë në botë për numrin e të infektuarve me 2.289.951 të prekur dhe 84.207 viktima.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!