“Nuk do t’ju zhgënjej kurrë”, ky është premtimi që komediani tashmë president, Volodimir Zelenski, i bëri mbështetësve të tij pas fitores historike në zgjedhjet presidenciale në ukrainë.
Zelenski, me thuajse të gjitha votat e numëruara ka marrë më shumë se 73 për qind të tyre, ndërsa presidenti në detyrë, Petro Poroshenko, qëndron pas, në shifrën 24 për qind. Ky i fundit, e pranoi humbjen pas rezultateve të para dhe tha se nuk do të largohet nga politika.
Rishtari politik, Zelenski, 41 vjeçar, është i njohur për pjesëmarrjen në një seri televizive satirike, shërbyesi i popullit, ku personazhi që ai luan, bëhet papritur president i Ukrainës. E duket sikur ajo që i ka ndodhur në set, është përkthyer në jetë reale.
Ai i tha gazetarëve, se do të inkurajojë bisedimet me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje.
“Unë mendoj se do të kemi ndryshime. Sidoqoftë, unë do të vazhdoj në drejtim të bisedimeve të paqes së Minskut dhe drejt finalizimit të armëpushimit”, tha ai.
Tani, mbi Zelenskin do të rëndojë presioni për të demonstruar se ai e di se çfarë po bën. Gjatë fushatës ai ka evituar intervistat serioze dhe diskutimet politike, duke preferuar postime prekëse në mediet sociale. Por tani, një muaj para inaugurimit, komediani i shndërruar në president, duhet të përballet me çështje komplekse. /Tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.