×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Presidenti amerikan Biden njofton për masat për të frenuar hyrjen e emigrantëve

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 20:54
    Foto: USPool

    Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar sonte në konferencë të jashtëzakonshme shtypi se qeveria e tij po merr masa për të ndaluar hyrjen e emigrantëve, shkruan BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ky veprim do të na ndihmojë të marrim kontrollin e kufirit tonë”, u shpreh Biden.

    Emigrantëve të kapur duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë mund t’u mohohet mundësia për të kërkuar azil dhe mund të deportohen shpejt ose të kthehen në Meksikë, sipas kufizimeve të reja të shpallura të martën, pjesë e një përpjekjeje gjithëpërfshirëse të zbatimit, të presidentit të SHBA-së Joe Biden.

    Masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të kenë përjashtime për fëmijët e pashoqëruar, njerëzit që përballen me kërcënime serioze mjekësore, ose të sigurisë, dhe viktimat e trafikimit, sipas një zyrtari të lartë në një telefonatë me gazetarët.

    Kufizimet e reja pritet të shkaktojnë sfida ligjore nga grupet e emigrantëve dhe të drejtave civile, të cilët kanë kritikuar Bidenin për miratimin e politikave të ngjashme me Trumpin dhe tërheqjen e detyrimeve ligjore të SHBA-së ndaj azilkërkuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!