×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti brazilian rezulton përsëri pozitiv me Covid-19

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 23:36

    Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar se vijon të rezultojë pozitiv për Covid-19. Bolsonaro e ribëri testin pas dy javësh nga fillimi i simptomave dhe si duket, përgjigja ka qenë sërish pozitive.


    Bolsonaro, është shprehur për CNN se ka qenë duke punuar në izolim nga rezidenca presidenciale që prej 7 korrikut, kur njoftoi për herë të parë se ishte infektuar me koronavirusin.

    Presidenti brazilian tha fillimisht se kishte temperaturë, por simptoma të tjera serioze mohoi të ketë pasur.

    Si një përkrahës i fortë i medikamentit antimalarian, Bolsonaro njoftoi po ashtu se është duke marrë hidroksilkolinë, ndërsa shtoi se beson se ky medikament e ka ndihmuar.

    Bolsonaro, i cili për një kohë shumë të gjatë e nënvlerësoi hapur virusin, del shpesh jashtë pallatit presidencial për të përshëndetur mbështetësit e tij.

    Të martën, ai u tha qytetarëve të mbledhur jashtë se shpresonte që testi i radhës, i treti që ai bën, të dilte negativ në mënyrë që ai të kishte mundësi që të kthehej në punë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!