×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti brazilian sulmon mediat për shkak të zjarreve në Amazonë

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 20:20

    Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sulmoi mediat gjatë një fjalimi që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i quajtur “gënjeshtra” raportimet për zjarret në Amazonë.


    Një ditë pasi ai nuk pranoi të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, Bolsonaro e përdori fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, për të përsëritur se Brazili ka sovranitet në mbi 60 për qind të Amazonës.

    “Është e gabuar të thuhet se Amazona është pjesë e trashëgimisë botërore dhe është e gabuar të thuhet, siç pretendojnë shkencëtarët, që pyjet tona janë mushkëritë e botës”, tha Bolsonaro, shkruan REL.

    Rritja e shpejtë e zjarreve në rajonin e Amazonës këtë vit, ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare për shkak të ndryshimeve klimatike.

    Kritikat ndaj qeverisë së Bolsonar ishin të ashpra për, siç thuhej, dështimin për të frenuar zjarret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!