×
  • Lajme
  • Botë

    “Presidenti, do të respektojë zgjedhjen e popullit”: Macroni analizon rezultatet e fundit të zgjedhjeve

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 23:07

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, aktualisht është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme të ardhshme.

    Kështu tha Presidenca franceze në një deklaratë të dielën, raporton BBC.

    “Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.

    Gjithashtu u tha se Macroni nuk pritet të flasë sonte, por kryeministri i tij Gabriel Attal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!