Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Vladimir Zelensky u ka bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë që të vënë fotografitë e fëmijëve në zyrat e tyre, dhe jo portretin e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
“Unë sinqerisht nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja, ju lutem, jo portretet e mia, sepse presidenti nuk është një ikonë, apo idhull. Presidenti nuk është një portret”, u shpreh Zelensky gjatë inaugurimit të tij.
“Vendosni fotografitë e fëmijëve në zyrat tuaja, dhe shikoni ata para çdo vendimi që do të merrni”, tha Zelensky.
Zelensky menjëherë pas betimit si president ka bërë një veprim të çuditshëm. Ai shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat ishin planifikuar për në tetor të 2019-tës, por në ceremoninë e zhvilluar në Kiev, Zelenski njoftoi shpërbërjen e parlamentit.
Ish ylli i televizionit, i cili aktronte në rolin e presidentit në një serial të njohur, mundi me shumicë dërrmuese paraardhësin Petro Poroshenko, muajin e kaluar.
Zelenski e përqendroi fushatën e tij tek lufta kundër korrupsionit në qeveri. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.