×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i Azerbajxhanit: Luftojmë derisa ushtria armene të largohet nga tokat tona

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 9:26

    Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno Karabakut.


    Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt.

    “Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

    Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorno Karabakut.

    Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, ai qeveriset nga armenët etnikë.

    Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994.

    Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

    Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

    Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.

    Turqia ka thënë se është “plotësisht e gatshme” ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e enklavës. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!