Udhëheqësit iranianë u zotuan të Mërkurën që do t’i japin fund pranisë së SHBA në rajon, duke përshkruar sulmet raketore ndaj objektivave amerikane në Irak si “vetëmbrojtje”.
“Ne i goditëm ata (amerikanët) në fytyrë mbrëmë” me një sulm raketor “por veprimi ushtarak nuk është i mjaftueshëm,” tha udhëheqësi Suprem Ali Khamenei në një fjalim para kombit.
Ai foli disa orë pas sulmit në bazat ushtarake në Irak të përdorura nga forcat amerikane.
Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Uashingtoni mund të ketë “prerë krahun” e Soleimanit por ata do të presin “këmbën” e Amerikës si kundërpërgjigje.
“Ne do të presim këmbët e Shteteve të Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë “prerë krahun” tone, gjeneralin Qassem Soleimani, Irani do të përgjigjet duke prerë “këmbët” e tyre”- ka thënë a
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.