Presidenti kinez Xi Jinping ndërhyri për herë të parë në krizën e koronavirusit në fund të janarit, duke urdhëruar “përpjekje gjithëpërfshirëse” për të përmirësuar gjendjen e shkaktuar nga ky virus.
Por, nga ajo që raportohet nga mediat shtetërore, thekësohet se Xi nuk është parë për disa ditë, duke humbur vendin e tij të zakonshëm të shquar në faqen e parë të gazetës shtetërore “People’s Daily” dhe në lajmet e natës në transmetuesin shtetëror, CCTV.
Kjo është mjaft e çuditshme jo vetëm për shkakun që i pari i shtetit duhet të jetë në “vijë të fronit” gjatë krizave, por edhe pasi që zakonisht Xi, dominon mbulimin e medieve në kohën më të mirë, pavarësisht aktiviteteve rutinë të tij.
Akti i “zhdukjes” së presidentit kinez, nuk ka kaluar pa u vënë re në Kinë.
Nëpër rrjetet sociale po bëhen shumë pyetje lidhur me këtë çështje por shumica prej tyre po fshihen nga censuruesit, duke marrë parasysh se Kina ka një qeveri autoritare ku pushteti kontrollon gjithçka.
Kjo nuk është hera e parë që “Xi mungon”, por kur heqja më e vogël nga qendra e vëmendjes e figurës ku qeveria përqendron gjithë pushtetin, ndezë një shkallë mashtrimi, shkruan CNN – transmeton gazeta online Reporteri.net./Reporteri/