Një ndër armët më të forta të përdorura nga Donald Trump për të arritur të bëhet President i Amerikës ishin edhe lajmet dhe postimet në rrjete sociale.
Edhe pasi ka marrë postin e të parit të shtetit, Trump nuk është ndalur së përdoruri rrjetet sociale, me theks të veçantë rrjetin Twitter, transmeton Reporteri.net.
Trump ka përdorur ‘cicërimat’ në Twitter për të akuzuar kundërshtarët politikë e për të paralajmëruar reformat dhe ligjet e tij pas ardhjes në pushtet.
Së fundmi një postim i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
“BORING”, është fjala e vetme që Trump ka shkruar në postimin e fundit.
Sipas mediave amerikane këtë fjalë, Trump e ka shkruar për shkak të debateve të para të fushatës për president në Amerikë. /Reporteri.net