×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i Venezuelës u thotë grave t’i bëjnë nga gjashtë fëmijë për të mirën e vendit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 16:35

    Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka inkurajuar gratë që të bëjnë nga gjashtë fëmijë, për të mirën e vendit, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.


    Në një shfaqje televizive e cila promovon planin për kujdesin shëndetësor të grave, Maduro i ka udhëzuar gratë të lindin fëmijë.

    Shteti i Venezuelës është duke u përballur me një krizë ekonomike e cila ka rezultuar në tkurrjen e rezervave ushqimore dhe mjekësore.

    Sipas agjencisë së OKB-së për fëmijët, Unicef, nga viti 2013 deri në vitin 2018, 13% e fëmijëve venezuelas janë kequshqyer.

    Lideri i opozitës, Juan Guaido, konsiderohet lideri legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete, por presidenti Maduro, i cili ka mbështetjen e ushtrisë Venezuelase, ka ardhur në pushtet.

    Dashtë Zoti të ju bekojë me gjashtë vajza dhe djemë të vegjël”, i ka thënë Maduro një gruaje që ishte pjesëmarrëse në shfaqjen për kujdesin shëndetësor të grave.

    Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë, për të mirën e vendit”, ka shtuar ai duke theksuar se kjo është “java e gruas” pasi që më 8 Mars shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Gruas./Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!