×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti iranian “shkrihet” së qeshuri me Macronin dhe Boris Johnsonin

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 12:32

    Nëse largoheni pa u takuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, sinqerisht, kjo është një mundësi e humbur”, tha Presidenti Francez Emanuel Macron kur ai dhe Kryeministri britanik, Boris Johnson u takuan me Presidentin iranian Hassan Rohani në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Reporteri.net.


    “Ju nuk do të ktheheni këtu në muajt e ardhshëm, përveç nëse nuk keni ndonjë projekt për të cilin unë nuk e di, dhe Presidenti Trump nuk do të shkojë në Teheran”,  vazhdoi Macron  teksa presidenti iranian po qeshte sikur po dëgjonte shakatë më të mira.

    Dhe më pas Johnson u hodh në sulm.

    “Duhet të jeni në buzë të pishinës dhe të hidheni në të njëjtën kohë”, mençuroi Johnoson teksa presidenti iranian nuk e ndalte të qeshurën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!