×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti izraelit: Nuk mund të ketë vakum pushteti të pasluftës në Gaza

    Reporteri
    16 Nëntor 2023 | 18:24

    Rripi i Gazës nuk duhet të lihet me një vakum pushteti dhe një “forcë shumë e fortë” duhet të qëndrojë atje për të parandaluar ringritjen e organizatës terroriste islamike Hamas, tha presidenti izraelit, Isaac Herzog për “The Financial Times”.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha më herët se Izraeli do të ruajë kontrollin e sigurisë në Gaza edhe pas luftës.

    Duke komentuar numrin e lartë të viktimave në operacionin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, Herzog tha se ai është i shqetësuar për vdekjet palestineze, por Izraeli duhej të mbronte popullin e tij mbi të gjitha.

    Qëllimi kryesor i Izraelit për momentin është të lirojë rreth 240 pengje të mbajtura nga Hamasi dhe terroristët e tjerë.

    “Komuniteti ndërkombëtar e kupton se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje”, tha Herzog.

    Për sa i përket situatës së pengjeve, Herzog tha se Izraeli nuk kishte marrë asnjë informacion rreth tyre, kështu që duhej të luftonte për t’i marrë ata.

    Ai pranoi situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe tha se Izraeli po bën përpjekje të forta për të lehtësuar ndihmën, ndërsa vuri në dukje se ajo është një zonë lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!