×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti kinez shfaqet në publik pas një kohe të gjatë, nuk i shpëton kontrollit për virus

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 15:16

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka bërë paraqitjen e parë publike pas disa javëve pas vendimit të qeverisë për ta lejuar fillimin e punës pas pushimit të gjatë zyrtarë shkaku i përhapjes së koronavirusit.


    Kreu i shtetit kinez, i cili nuk është parë në publik gjatë ditëve të përhapjes së virusit të rrezikshëm, e vizitoi një lagje në Pekin. Atij iu mat temperatura e trupit nga një punëtore shëndetësore dhe më pas u përshëndet me banorët dhe punëtorët e distriktit Chaoyang.

    Një ekip i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shkuar në Kinë për të ofruar ndihmë në lidhje me luftimin e përhapjes së koronavirusit, nga i cili tashmë janë infektuar më shumë se 40 mijë persona në nivel global.

    Për më tepër, 60 raste të reja të këtij virusi u konfirmuan në një anije të madhe japoneze, me të cilën po udhëtonin më shumë se 3700 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Në Britani të Madhe u konfirmuan edhe katër raste të reja, përderisa qeveria e shpalli koronavirusin kërcënim serioz për shëndetin publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!