×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti sirian Asad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

    Reporteri
    08 Mars 2021 | 17:17

    Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad dhe gruaja e tij, Asma kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ka thënë zyra e tij përmes një deklarate të postuar nga Agjencia shtetërore e lajmeve SANA.


    Të dy kanë shfaqur disa simptoma për COVID-19 para se të testohen për koronavirus.

    Assadi 55-vjeçar ka thënë se është mirë me shëndet dhe në gjendje stabile. Ai dhe gruaja e tij do të kalojnë dy javë në shtëpi të izoluar.

    Siria deri tash ka regjistruar 1,063 vdekje dhe 15,981 raste nga virusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

    Kujtojmë se Asad është në pushtet që nga viti 1999 ndonëse në vitin 2011 ndaj pushtetit të tij nisi një kryengritje e armatosur.

    Por edhe pas 10 viteve të luftës civile ku humben jetën më shumë se 1 milionë të vrarë, Asad vazhdon të jetë në pushtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!