Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq duke folur për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia”, tha se në luftën e viteve 1990 po e brente vazhdimisht ndërgjegjja dhe se dëshironte t’i kapte armët dhe të shkonte edhe vetë në fushën e betejës, transmeton Reporteri.net.
“Më me qejf do të kapja pushkën dhe do të shkoja në fushën e betejës, por kuptova se nuk kishte të bënte vetëm me plumba”, tha Grabar Kitaroviq, duke theksuar se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, shkruan N1.
Siç tha ajo, ndërsa punonte si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, u përpoq që aksioni “Stuhia” të kuptohej si një veprim i ligjshëm ushtarak.
Operacioni “Oluja” apo në shqip “Stuhia” kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.