×
  • Lajme
  • Botë

    Presidentja më e re në botë merr një fyerje të rëndë: Shteti detyrohet të kërkojë falje për shkak të deklaratës së një ministri

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 13:45

    Presidentja estoneze ka kërkuar falje pasi ministri i brendshëm i këtij shteti e përshkroi kryeministren e re të Finlandës, si “vajzë shitëse”.


    Presidentja estoneze Kersti Kaljulaid tha se ajo ndihet e “turpëruar” nga komentet e Mart Helme, 70 vjeçar, i cili drejton partinë populiste të ekstremit të djathtë, transmeton Reporteri.net.

    Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin (34) është Kryeministrja më e re në botë. Ajo drejton një koalicion me katër parti të tjera, të gjitha të udhëhequra nga gratë, dhe ka qenë yll në rritje për disa vjet.

    Helme bëri komentet e tij në një emision në radio të partisë së tij.

    “Tani ne e shohim se si një vajzë shitëse tani u bë kryeministre dhe si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe njerëz të paarsimuar iu bashkuan gjithashtu kabinetit qeveritar”, ishte shprehur ai. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=A6HTuezTCOI

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!