Prifti i ri slloven Goran Kuhar është rrëfyer para kamerave pasi një famullitare mbi 60 vjeç, është vënë aq shumë pas tij, duke mos i lënë zgjidhje tjetër.
Ai thekson se gruaja është aq e dashuruar me të saqë ka shpërthime xhelozie ndaj të gjitha grave me të cilat flet, transmeton Reporteri.net.
“Zonja po përhap thashethemet se ajo ka një marrëdhënie të veçantë me mua, se do të jetojë me mua dhe se unë do të largohem nga rruga ime. Unë nuk jam duke e lënë kishën për të. Të gjitha thashethemet e saj janë produkt i një imagjinate të mbrapshtë dhe të sëmurë. Ju lutemi mos u besoni”, ka thënë ai para kamerave.
Prifti foli për problemet me gruan e moshuar në disa stacione televizive. Ai tha se së pari i dërgoi vetëm letra intime dhe më pas filloi t’i blejë dhurata.
Për t’i bërë gjërat më keq, gruaja është e martuar, kështu që pastori i shkroi burrit të saj. Por zonja e moshuar ende nuk lëshon pe.
“Më mbron si një ari i vogël. Ajo është një armik i vdekshëm për të gjitha gratë me të cilat jam duke biseduar. Nuk di çfarë të bëj”, tha pastori për Channel A.
Prifti kishte kërkuar mbrojtje edhe nga policia, por pasi kjo nuk kishte pasur sukses kishte vendosur tu drejtohet kamerave. /Reporteri.net
Rrëfimin e tij mund ta ndiqni KËTU.