Princi Charles i ka dhënë fund vetizolimit një javë pasi ishte diagnostikuar me koronavirus.
Princi 71-vjeçar kishte simptoma të lehta të koronavirusit dhe tashmë po qëndron së bashku me bashkëshorten Camilla, e cili kishte dalë negative në teste, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Zëdhënësi i princit tha: “Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi.” Ai shtoi se vetizolimi i figurës së njohur zgjati shtatë ditë dhe ishte në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe institucioneve shëndetësore.
Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë. Atje janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të infektimeve dhe 1228 njerëz kanë vdekur.
Princi Charles më parë e ka vizituar Kosovën, me ç’rast është takuar me zyrtarët më të lartë shtetërorë të vendit tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.