Babai i një vrasësit të katër nxënësve në Michigan është dënuar me burgim për vrasje të pavullnetshme, raporton BBC.
Gjatë gjykimit të James Crumbley, 47-vjeçar, është thënë se ka injoruar nevojat mendore të të birit të tij 15-vjeçar, duke ia blerë armën që e përdori në sulmin e nëntorit të vitit 2021, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai dhe bashkëshortja, e cila është dënuar nën akuzat e njëjta, tani përballen me burgim deri në 15 vjet.
Ky është rasti i parë gjyqësor që prindërit e një vrasësi mbahen përgjegjës për krimet e fëmijëve së tyre.
Vendimi përfundimtar ndaj çiftit do të shpallet më 9 prill.
Gjykimi i babait ka zgjatur një javë. Ai nuk ka reaguar teksa gjykata lexonte vendimin.
Djali i tyre ka vrarë studentët Tate Myre, 16-vjeçar, Hana St Juliana, 14-vjeçare, Madisyn Baldwin 17-vjeç dhe Justin Shilling 17-vjeç. Ai i vrau me revole gjysmëautomatike në Oxford High School. Gjatë sulmit u plagosën shtatë nxënës të tjerë.
Ai është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.