×
  • Lajme
  • Botë

    Prindërit u bënë “strehë” me trupat e tyre për ta shpëtuar 10-vjeçaren nën rrënoja

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 11:43

    Një histori vërtet rrëqethëse është ajo që vjen nga Turqia.

    Bëhet fjalë për një vajzë 10-vjeçare, e quajtur Eylül, e cila u shpëtua 30 orë pasi ndërtesa ku ajo banonte me prindërit e saj, u shemb nga tërmeti i fortë që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës së 6 shkurtit.

    Mustafa Demir, i cili ishte pjesë e ekipit që shpëtoi vajzën e vogël, tha se, kur ata e panë që ajo ishte gjallë, menduan se kishte veshur një jastëk ose një tapet, por që kur po nxirrej, doli që ishte nëna e saj, e cila së bashku me të atin, e kishin mbështjellë vajzën me trupat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!