Një ndërprerje e madhe në rrjetin e shpërndarjes së përmbajtjes Cloudflare po bën që qindra faqe interneti të jenë jashtë funksionit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Rrjeti i ofrimit të përmbajtjes (CDN) është një grup i shpërndarësish në mbarë botën që punojnë në unison, duke ofruar shpërndarje të shpejtë të përmbajtjes në internet.
Faqet e internetit përdorin CDN për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve dhe për të ofruar përmbajtje në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.
Cloudflare është rrjeti më i popullarizuar i ofrimit të përmbajtjes.
Uebfaqet e prekura përfshijnë Discord, Shopify, Fitbit, Peloton, Grindr, Ring, bet365, Google, NordVPN, JustEat dhe Ladbrokes, sipas Downdetector.
Cloudflare e pranoi këtë çështje në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Ekipi i Cloudflare është i vetëdijshëm për çështjet aktuale të shërbimit dhe po punon për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Përditësimet mund të ndiqen këtu”, thuhet në njoftim.
Mesazhi që shfaqet zakonisht në këto raste është si në foton e mëposhtme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.