×
  • Lajme
  • Botë

    Profesori turk: Erdogan rri në këmbë me morfinë, mezi jeton

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 10:48

    Spekulimet në lidhje me shëndetin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kanë qenë të shumta gjatë muajve të fundit, duke aluduar se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.

    Madje pak javë më parë në media u përhap edhe një lajm “Fake” se ai kishte ndërruar jetë. Së fundmi në vazhdën spekulimeve, profesori i ekonomisë Ibrahim Oztürk është shprehur në kanalin televiziv Moonstar se kreu i shtetit ka arritur në atë pikë sa nuk mund ta lexojë dhe nuk mund të japë asnjë mendim, pasi idetë e tij janë të paqarta.

    “Më lejoni të përmend diçka që më tha dikush i afërt i tij. Ai më tha: “Por mësues, Erdogan mezi jeton. Erdogan tani ka vdekur. Ai ngrihet në këmbë me morfinë dhe thjesht lexon letrën që ka përballë për të lexuar. Në çdo rast, ai nuk mund ta lexojë, nuk duhet të hapë gojën sepse thotë marrëzi”- tha ndër të tjera Ozturk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!