Prokurorët në Gjermani të hënën kërkuar tre vjet burgim për ish-rojtarin e një kampi nazist përqendrimi, për të cilin kanë thënë se “pa dyshim” ishte pjesëmarrës i vrasjes së më shumë se 5.000 personave gjate Luftës së Dytë Botërore.
Në gjykimin e 93-vjeçarit, që mund të jetë edhe i fundit ndaj një rojtari nazist që ende është gjallë, Bruno Dey akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 5.230 njerëzve, kur punonte në kampin “Stutthof” afër Gdanskut të sotëm.
Dey, i cili u paraqit në gjyq në karrocë dhe me një kapelë të zezë, ka mohuar fajin për atë që ka ndodhur në kamp.
Por prokurori kryesor, Lars Mahnke ka thënë se Dey kishte qenë në dijeni për “vrasjen masive të organizuar nga shteti” që po ndodhte rreth tij, dhe se do të duhej të kishte zbritur nga kulla e vëzhgimit dhe të kishte dorëzuar armët, transmeton KOHA.
Mbrojtja e Deyit ka insistuar se ai nuk iu ka bashkuar SS-së vullnetarisht para se të shërbente në kampin nga gushti i vitit 1944 deri në prill të vitit 1945, por kishte përfunduar në detyrë të rojtarit për shkak të problemeve me zemër, për të cilat e kishin përjashtuar nga shërbimi në front. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.