Prokuroria franceze ka kërkuar një dënim me katër vite burg, nga të cilat dy me kusht, për ish presidentin e vendit Nicolas Sarkozy.
Prokuroria ka kërkuar të njëjtin dënim për avokatin dhe të pandehurin e Sarkozy, Thierry Herzog, si dhe për gjyqtarin, Gilbert Azibert.
Sarkozy akuzohet për përpjekje për të korruptuar një gjykatës në këmbim të informacionit të brendshëm mbi një hetim mbi financat e fushatës së tij dhe se ka marrë në vitin 2014 disa informacione për një proces tjetër në të cilin akuzohej se i kishte premtuar Azibert një post më të lartë në gjykatë.
Për Herzog i cili luajti rolin e ndërmjetësuesit, akuza kërkoi që dënimi të kombinohet dhe me pesë vite pezullim të ushtrimit të profesionit.
Ndërkohë Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga viti 2007 deri në 2012-ën, ka thënë para gjykatës të hënën se “kurrë nuk ka kryer aktin më të vogël të korrupsionit” dhe është zotuar se do ti shkojë deri në fund kësaj çështje për të pastruar emrin e tij në gjyqin historik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.