×
  • Lajme
  • Botë

    Protesta anti-Islam në Norvegji

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 20:45

    Grupi i djathtë ekstrem SION zhvilloi një protestë në rajonin Drammen ku jetojnë intensivisht myslimanët.


    Qyteti ndodhet rreth 45 kilometra nga kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo.

    Grupi në fjalë ka kërkuar ndalimin e Islamit në Norvegji ndërsa udhëheqësja e grupit, Braten gjatë një fjalimi ka mbrojtur idenë e saj se “Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se librat e Kur’anit duhet të shkatërrohen në masivitet”.

    Më pas policia ka ndërhyrë ndaj Braten e cila ka marrë Kur’anin në dorë për ta grisur. Pas ndërhyrjes së policisë, ajo ka hedhur në tokë Kur’anin dhe ka ofenduar myslimanët, transmeton gazetaexpress.

    Inge Lansrud, nga drejtoria e policisë në Oslo në një deklaratë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB tha se nuk e kanë lejuar protestën pas fillimit të provokimeve kundër Kur’anit.

    Ndërkohë edhe një grup i përbërë nga aktivistët norvegjezë dhe myslimanë kanë reaguar ashpër ndaj protestët kundër Islamit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!