Qindra njerëz protestuan në disa shtete evropiane të shtunën kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Elon Musk, pas një jave të vështirë për tregjet financiare pasi Trump shpalli tarifa gjithëpërfshirëse globale, raportoi Reuters.
Protesta “Hands off!” në qytetin gjerman të Frankfurtit u organizua nga Demokratët Abroad, organizata zyrtare e Partisë Demokratike për qytetarët amerikanë që jetojnë jashtë vendit.
Në Berlin, duke protestuar përpara një ekspozite të Tesla-s, protestuesit mbanin pankarta që u bënin thirrje amerikanëve që jetojnë në Gjermani të protestojnë. Në Opernplatz të Frankfurtit, anëtarët e një grupi demokratësh jashtë shtetit kërkuan dorëheqjen e presidentit të SHBA-së, me pankarta ku shkruhej “Kthejeni demokracinë”, “Larg duart nga të dhënat tona personale”.
Në Berlin, sloganet drejtuar Musk shkruheshin “Hesht, Elon, askush nuk votoi për ty”.
Në kryeqytetin francez të Parisit, rreth 200 njerëz, kryesisht amerikanë, u mblodhën në Place de la Republique për të protestuar kundër Trump. Disa mbajtën fjalime në të cilat kritikuan presidentin dhe turma mbante pankarta “Rezistoni tiranit” dhe “Shpëtoni demokracinë”.
Protestat kundër Trump dhe Musk u mbajtën edhe në qytete të tjera evropiane, duke përfshirë Londrën dhe Lisbonën.
Po ashtu protesta sot ka edhe në SHBA. /Reporteri.net/
Nisin protestat kundër Trumpit e Muskut të paralajmëruara në të gjithë SHBA-në