×
  • Lajme
  • Botë

    Protesta të reja në Francë kundër “pasaportës COVID-19”

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 23:37

    Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë në të gjithë Francën në fundjavën e katërt radhazi duke kundërshtuar vendimin për të pasë një kartelë shëndetësore të koronavirusit për të hyrë në kafene ose për të udhëtuar në një tren ndërurban, dy ditë para hyrjes në fuqi të rregullave të reja.


    Përkrahur nga presidenti Emmanuel Macron rregulloret e bëjnë të detyrueshme që të ketë ose një dëshmi të vaksinimit të plotë kundër COVID-19 ose një test negativ të fundit në mënyrë që të shijohen aktivitetet rutinore, njofton Klan Kosova.

    Macron shpreson se me këtë do të inkurajojë të gjithë francezët të vaksinohen kundër sëmundjes dhe kështu të mposhtin virusin dhe variantin Delta që përhapet me shpejtësi.

    Megjithatë, kundërshtarët që kanë dalë masivisht në javët e fundit, argumentojnë se rregullat shkelin liritë civile në një vend ku liria individuale vlerësohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!