Qindra qytetarë janë tubuar sonte në sheshin Normmalm në Stokholm për të protestuar ceremoninë e Çmimit Nobel të vitit 2019, ku çmimi për letërsinë iu nda shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke, raporton Anadolu Agency.
Shumica e të tubuarve ishin qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, përfshirë anëtarët e shoqatës së njohur boshnjake “Nënat e Srebrenicës”, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe flamuri i Shqipërisë i cili nuk mungoi në mesin e flamujve boshnjak.
Iniciatore e protestës, Teufika Shabanoviç, e cila është me origjinë nga Srebrenica, konfirmoi se disa qindra njerëz tashmë janë grumbulluar në protesta.
“Ata e shpërblyen njeriun që mohoi gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera në territorin e Bosnjë e Hercegovinës në vitet e 90’ta. Ne qëndrojmë në anën e të vërtetës dhe të drejtësisë”, tha Shabanoviç.
Ceremonia e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës. Atij iu nda Çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.