×
  • Lajme
  • Botë

    Protestat në SHBA vazhdojnë, shefja e policisë së Atlantas jep dorëheqje

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 17:14

    Shefja e policisë së qytetit Atlanta në SHBA ka dhënë dorëheqje pas vrasjes fatale të një njeriu afro-amerikan, të cilin e kishte zënë gjumi në makinën e tij përpara një restoranti.


    Rayshard Brooks, 27 vjeç, ishte vrarë nga një polic gjatë konfliktit, kur restoranti thirri policinë ngase viktima kishte bllokuar rrugën, kanë thënë autoritetet.

    Majorja e këtij qyteti Keisha Lance Bottoms tha se shefja e policisë, Erica Shields, e dorëzoi dorëheqjen të shtunën, shkruan BBC.

    Protestuesit në Atlanta dolën në rrugë këtë fundjavë duke protestuar për dhunën policiore dhe vdekjen e Brook-ut.

    Gjatë tre javëve të fundit, njerëzit përgjatë tërë SHBA-së kanë protestuar për shkak vdekjes së George Floydit, një afro-amerikani, gjersa po arrestohej nga policët, transmeton KOHA.

    Në Minneapolis, ku vdiq George Floydi, këshilli i qytetit miratoi një rezolutë të premten, e cila do të shkëmben departamentin e policisë me një sistem të sigurisë që udhëhiqet nga vet komuniteti.

    Në New York, Guvernatori Andrew Cuomo ka urdhëruar reforma të mëdha në departamentet e policisë. Ai gjithashtu ka thënë se do të ndalojë financimin e autoriteteve lokale që po dështojnë në zbatimin e reformave që kanë të bëjnë me përdorimin e tepruar të forcës dhe njëanshmërisë nga ana e departamenteve të policisë.

    Presidenti Donald Trump të premten ka thënë se metoda e kapjes për fyti për të përmbajtur të dyshuarit duhet “pak a shumë” të ndalohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!