Policia mbrëmë nuk lejoi hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Parlamentit të Gjeorgjisë duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, raporton Anadolu Agency.
Trazirat para Parlamentit të Gjeorgjisë vazhdojnë nga mëngjesi i djeshëm kur u mblodhën mijëra mbështetës të opozitës për shkak të fjalimit të deputetit rus Sergei Gavrilov në seancën parlamentare në kuadër të bashkëpunimit ortodoks parlamentar në Tbilisi.
Sipas informacioneve jozyrtare, para Parlametit të Gjeorgjisë u mblodhën rreth 10 mijë protestues.
Protestuesit u përpoqën të hynë në ndërtesën e Parlamentit, por nuk u lejuan nga policia e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Protestat kanë vazhduar ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve gjeorgjianë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.