×
  • Lajme
  • Botë

    Protestuesit e zemëruar i vënë flakën dhe e rrëzojnë statujën e George Washington, presidentit të parë të Amerikës

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 8:57

    Një turmë protestuesish amerikanë u mblodhën rreth statujës së George Washington në Portland, Oregon, gjatë natës  së mbrëmshme duke i vënë flakën para se ta rrëzonin statujën në tokë.


    Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes treguan se në statujë fillimisht ishin vendosur mbishkrimet “Kolonist gjenocidial”, “BLM” dhe “Big Floyd”, siç shkruan CNN me sa duket duke iu referuar George Floyd, i cili vdiq muajin e kaluar në duart e policisë së Minneapolis, transmeton Reporteri.

    Gjithashtu, aty ishte shkruar viti 1619, që është një referencë për vitin kur u sollën skllevërit e parë në atë që tani njihet si Shtetet e Bashkuara.

    Policia e Portlandit tha që grupi i protestuesve u largua dhe nuk ka pasur arrestime.

    Të Dielën, protestuesit po ashtu rrëzuan një statujë të Thomas Jefferson jashtë një shkolle të mesme në Portland dhe edhe aty shkruajtën emrin e Geogre Floyd, shkruan CNN.

    Një lëvizje e tillë po ndodh në të gjithë botën. Protestuesit e anti-racizmit në Britani rrëzuan statujën e tregtarit të skllevërve Edward Colston dhe e hodhën atë në një lumë.

    Figurat e tjera të diskutueshme – përfshirë Winston Churchill – janë shënjestruar. Belgjika ka filluar gjithashtu heqjen e statujave të ish-mbretit Leopold II, i njohur për brutalin e tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!