Një grup aktivistësh të organizatës mjedisore me famë ndërkombëtare, Greenpeace, ka protestuar sot në Bruksel duke vënë në jetë një instalacion me të cilin krijonin iluzionin optik se i kishin vënë flakën Pallatit të Këshillit Europian.
Pankarta me sfond flakë gjigande dhe sloganin “Climate emergency” u afishuan në godinën e rëndësishme të politikës europiane.
Iniciativa nuk u pengua nga autoritetet europiane, madje nga të parët që shpërndanë pamjet në rrjetet sociale ishte komisari europian për Ekonominë, italiani Paolo Gentiloni.
Këtë javë, liderët europian do të mblidhen për të diskutuar pikërisht termat e Green Deal, një paketë iniciativash që synojnë një zhvillim më të qëndrueshëm në vendet e Bashkimit Europian. /a2cnn/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.