Mijëra izraelitë kanë protestuar gjatë ditës së sotme për të kundërshtuar ligjin e ri të qeverisë, që synon t’i ndalojë tubimet dhe protestat, për shkak të koronavirusit.
Protestuesit dolën në rrugë tri ditë pasi Kuvendi i Izraelit aprovoi një dekret për të kufizuar tubimet e protestave, dhe protestuan ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, mbi menaxhimit të tij ndaj pandemisë dhe akuzat për korrupsion.
Vendimi i ri ua ndalon izraelitëve të mbajnë protesta në më shumë se 1 km nga shtëpitë e tyre, dhe të kenë distancë sociale, derisa kritikët këtë e kanë quajtur si ndalim i fjalës së lirë, shkruan Reuters.
Protestuesit e ditës së sotme ishin në grupe të vogla dhe të shpërndara në të gjithë vendin, megjithësi një turmë prej mijëra njerëzish, u mblodh në Tel Aviv. Një numër i vogël protestuesish u përlesh me policinë dhe tentoi ta bllokonte qytetin. Bëhet e ditur se 15 persona janë arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.