×
  • Lajme
  • Botë

    Protestuesit përleshen me policinë në përvjetorin e shpërthimit në Bejrut

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 23:32

    Me mijëra libanezë protestuan të mërkurën në rrugët e Bejrutit, duke bërtitur slogane kundër kastës politike të vendit.


    Ata i fajësojnë udhëheqësit për shpërthimin katastrofal në port dhe për vitet e tëra me korrupsion dhe keqmenaxhim që e çuan Libanin drejt falimentimit.

    Qytetarët vërshuan rrugën për të kërkuar llogaridhënie, me rastin e njëvjetorit të shpërthimit masiv në një depo afër portit në kryeqytet.

    Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Parlamentit.

    Përvjetori i zymtë është shënuar në kohën e tkurrjes së pashembullt ekonomike dhe financiare, si dhe përplasjeve politike që e lanë vendin pa një Qeveri funksionale për plot një vit.

    Shpërthimi i 4 gushtit të vitit të kaluar ka lënë të vdekur të paktën 214 persona dhe me mijëra të lënduar, teksa ka shkatërruar lagje të tëra të qytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!