×
  • Lajme
  • Botë

    Pse ka kaq shumë rëndësi për talebanët Panjshiri, lugina një orë larg Kabulit

    Reporteri
    06 Shtator 2021 | 14:39

    Panjshir është një luginë e largët me hyrje të ngushtë, që shtrihet pak më shumë se 48km nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli. Talebanët tashmë pretendojnë se e kanë marrë në kontroll luginën, edhe pse luftëtarët aty e kundërshtojnë lajmin.


    Por, pse është kaq e rëndësishme për talebanët kjo zonë?

    Nuk është hera e parë që Lugina Panjshir ka qenë një pikë kyçe në historinë e trazuar të Afganistanit, duke qenë një bastion kundër forcave sovjetike në vitet 1980, dhe talebanëve në vitet ’90. Grupi që qëndron atje tani, Fronti Kombëtar i Rezistencës së Afganistanit (NRF), kohët e fundit i kujtoi botës fuqinë e luginës.

    “Ushtria e Kuqe, me fuqinë e saj, nuk ishte në gjendje të na mposhte … Dhe talebanët gjithashtu 25 vjet më parë … ata u përpoqën të merrnin luginën dhe ata dështuan, ata u përballën me një humbje dërrmuese,” Ali Nazary, shef i marrëdhënieve me jashtë, tha për BBC.

    Në vitet paqësore, një numër i madh njerëzish u mblodhën në luginë të tërhequr nga pamjet mahnitëse dhe siguria që ajo ofronte. Lugina është shtëpi për një sërë njerëzish dhe grupi më i madh janë Taxhikët etnikë. Banorët e luginës kanë zhvilluar një reputacion për trimërinë falë luftës kundër të huajve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!