Koronavirusi, për Trump, një trajtim prej 1 milion euro me antitrupa monoklonale.
Donald Trump për menaxhimin e pandemisë “dha shembullin më të keq të mundshëm”, sepse ai bëri për vete një kurë prej supermeni, si kriptoniti”.
Këtë deklaroi Ilaria Capua, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore 1 (One Health Center) në Universitetin e Floridas, për kanalin italian Radio Uno.
Kura që përdori presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara është tjetër nga ajo që aplikohet për pacientët me Covid.
Praktikisht, “mjekët i dhanë atij një dozë të konsiderueshme të antitrupave monoklonale, e cila bllokon virusin kur është duke hyrë në gjak dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojë sëmundje.
Ky ilaç është shumë i shtrenjtë. Trajtimi i Trump ka kushtuar rreth një milion euro.
Antitrupat monoklonalë – shpjegon Capua, – prodhohen në sasi shumë të vogla.”
Dr. Capua kujton faktin se antitrupat monoklonalë “janë terapi super të veçanta”.
Është iluzion të mendosh se kjo kurë mund të arrijë te të gjithë njerëzit brenda pak muajsh, përfundon Capua, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore 1 (One Health Center) në Universitetin e Floridas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.