Një sulm ka ndodhur sot në shkollën Risbergska, në Suedi, në një kampus arsimor të Örebros, i cili merret me studentë mbi 20-vjeç, duke ofruar nivele të ndryshme trajnimi dhe kurse gjuhësore për emigrantët, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
The Guardian ka publikuar një video nga momenti i sulmit që ndodhi ku mbetën të plagosur pesë persona.
Autoritetet suedeze kanë konfirmuar se në mesin e pesë personave të plagosur është edhe një polic, por shtojnë se numri i të plagosurve mund të rritet.
Katër nga ta u janë nënshtruar operacioneve dhe njëri është në gjendje të rëndë, thonë ata.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka reaguar pas sulmit në një shkollë, duke thënë se është “një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë Suedinë” dhe se mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit nga sulmi.
Ai thotë se qeveria është në kontakt me shërbimet emergjente në vendngjarje dhe kërkon kohë për të hetuar sulmin.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.