×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet kur “një copë” sa tri herë Parisi shkëputet nga trupi kryesor i akullnajës

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 18:14

    Një video tronditëse zbulon se si një copë akulli që supozohet se është më e madhe se tre herë Parisi është shkëputur nga pjesa tjetër.


    Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të marra nga një lum i ngrirë që lidh oqeanin me Antarktidën kontinentale dhe po ”shkrihet” me shpejtësi, transmeton Reporteri.net.

    Siç thuhet më tej, rritja e temperaturave janë duke treguar ndikimin e tyre mbi akullnajën e ndjeshme, e cila nëse do të “shkrihej”, do të shkaktonte një ngritje globale të nivelit të detit me rreth katër metra.

    Pine Island Glacier është një rrjedhë e madhe akulli dhe akullnaja më shpejtë e shkrirë në Antarktidë, përgjegjëse për rreth 25% të humbjes së akullit të Antarktidës.

    Bëhet e ditur se shkencëtarët në Kopernikus, në partneritet me ESA, po monitorojnë akullnajën e largët për disa vjet me anë të satelitëve.

    Kështu, thuhet se gjithsej 57 imazhe të ndara, të marra gjatë 12 muajve u bashkuan në një video të shkurtër nga ESA.

    Ato zbulojnë se si “një copë akulli” – rreth 312 kilometra katrorë – u nda nga trupi kryesor i akullnajës.

    Kjo është përafërsisht sa madhësia e ishullit të Maltës, dhe trefishi i madhësisë së kryeqytetit të Francës, Parisi.

    Më poshtë mund të shihni videon: 

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!