Pamjet e kamerave trupore të sapo publikuara nga vdekja e një burri të Dallas, në vitin 2016 shfaqin policinë duke bërë shaka dhe duke qeshur, ndërkohë që ai po jepte frymën e fundit.
Toni Timpa vdiq në parkingun e një dyqani në gusht të vitit 2016. 32-vjeçari kishte thirrur vetë autoritetet, duke thënë se i kishin mbaruar ilaçet për skizofreni dhe depresion dhe kishte nevojë për ndihmë, transmeton Reporteri.net.
Janë ngritur pikëpyetje të shumta për atë që ndodhi dhe pasojat që çuan në vdekjen e tij dhe, pas një luftë tre-vjeçare të hënën një gjykatës federal vendosi në favor të një mocioni të paraqitur nga The Dallas News dhe NBC5 për publikimin e pamjeve të kamerave të trupit të departamentit të policisë në Dallas.
'You're gonna kill me!': Dallas police body cam footage reveals the final minutes of #TonyTimpa's life
As precious minutes passed, the officers laughed and joked about waking Timpa up for school and making him waffles for breakfast. https://t.co/grv6lMYvCL pic.twitter.com/cxP9gkTuTn
— Benjamin Young Savage (ᐱᓐᒋᐱᓐ) (@benjancewicz) July 31, 2019
Timpa i thirri policinë nga parkingu i dyqanit, duke u thënë se kishte frikë. Ata në vend se t’i ofronin ndihmë, siç shihet në pamje e mbajtën të shtrirë përtokë, ndonëse 32 vjeçari dëneste vazhdimisht duke menduar se do ta vrisnin.
Burri nga Dallas ra pa ndjenja, por oficerët supozuan se ai ishte në gjumë dhe nuk kontrolluan nëse po merrte frymë ose nëse kishte ende puls. Policia mund të dëgjohej duke qeshur dhe bërë shaka me të.
Vetëm pas pesë minutash, ata e kuptuan se burri në fakt kishte vdekur. /Reporteri.net