×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë Veriore, regjistrohen mbi 1400 raste

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 17:40

    Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 29 viktima dhe 1.402 raste të reja me COVID-19, shkruan Reporteti.net.


    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus atje ka shkuar në 131.424, ndërsa numri i vdekjeve në 3.810.

    Institucionet shëndetësore po ashtu njoftojnë se 761 pacientë të tjerë janë shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 107.740 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

    Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 629.233 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.978 teste të kryera brenda ditës së fundit.

    Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.874.​​​​​​​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!