×
  • Lajme
  • Botë

    “Puna është punë”, thotë ish-ministri afgan i cili po vazhdon të shpërndaj pica në Gjermani

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 17:06

    Me veshjen e tij ngjyrë portokalli, duke trokitur dyerve për të dorëzuar picat e ushqime të tjera, Sayed Sadaat nuk të lë aspak përshtypjen e njeriut që dikur ishte në krye të ministrisë së komunikacionit.


    Dikur, në Afganistan ishte ministër. Sot në Gjermani, punon si shpërndarës ushqimi: 6 ditë gjatë javës, 10 orë në fundjavë.

    Me veshjen e tij ngjyrë portokalli, duke trokitur dyerve për të dorëzuar picat e ushqime të tjera, Sayed Sadaat nuk të lë aspak përshtypjen e njeriut që dikur ishte në krye të ministrisë së komunikacionit në vendin e vet. Por atij nuk i vjen keq. “Puna është punë”, shprehet me përulje ish ministri.

    “Për mua është diçka e re dhe më entuziazmon. Po eksploroj zonën, shoh fshatrat, shoh vende të ndryshme. Është dhe stërvitje në të njëjtën kohë. Shikojeni pak biçikletën, është fitness: bëj 1.200 km në muaj”, raporton TCH.

    Saddaat shtoi se ashtu si ai, ka dhe plot refugjatë të tjerë që bukën e nxjerrin me djersë.

    “Jo të gjithë emigrantët janë këtu vetëm për të marrë para nga qeveria. Ata punojnë shumë. Ata i japin këtij vendi taksa, e bëjnë plot gjëra të tjera pozitive. Ndaj mesazhi im është t`i shohin emigrantët, se kanë plot cilësi të mira dhe janë të prirur të integrohen në këtë shoqëri”.

    Ish ministri u shpreh se shpresa e tij e madhe është që Afganistani të kthehet sërish në një vend të stabilizuar, të sigurtë, paqësor e të begatë sa i takon punës, arsimit e shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!