Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump është duke e fituar votën elektorale edhe në shtetin e Floridës. Po kryeson edhe në Teksas.
Ndonëse numërimet e para dhanë rezultate pozitive për Demokratin Joe Biden, Trump ka përmbysur rezultatin në Florida, dhe kur janë numëruar 94% e votave, presidentit aktual të SHBA-vë po i konfirmohet fitorja në këtë shtet, shkruan Reporteri.net.
Sipas rezultateve të publikuar nga New York Times, Republikani numëron 51.2% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij demokrat 47.8% sosh.
Gjasat që ky rezultat të përmbyset duken minimale.
Ndërkohë që Trump është edhe një hap larg konfirmimit të fitores në Teksas, që ka ende më shumë vota elektorale sesa Florida, gjithsej 38 sosh, shkruan Reporteri.net.
Kur janë numëruar mbi 80% të votave, sipas NYT, në këtë shtet, Trump është i pari me 51.5%, ndërsa Biden me 47.1%.
Teksas dhe Florida konsiderohen si përcaktuese për zgjedhjet në SHBA.
Aktualisht, ndarja e zonave elektorale, pa Floridën dhe Teksasin që numërimi i votave në to nuk ka përfunduar ende krejtësisht, është 131 me 108, në favor të Joe Biden. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.